Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha sot në Parlament për armatosjen e popullit ngjalli polemika të shumta.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kërkoi Prokurorisë që të marrë si të pandehur Berishën.
Po çfarë thotë Kodi Penal për thirrjet për armatosje?
Në nenin 73/6 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet: “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes”.
Ndërkohë sipas Kodit Penal, thirrja për armatosje cilësohet si krim kundër rendit kushtetues dhe si i tillë dënohet nga 5 deri në 10 vite.
Neni 222 i Kodit Penal, thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës
“Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga 5 deri në 10 vite”.
Por dihet se ligji në Shqipëri nuk është i barabartë për të gjithë, sidomos për politikanët.
Diskutime rreth kësaj post