Hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një objektiv shumë i rëndësishëm i politikës së jashtme edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
SHBA ka ritheksuar edhe njëherë se hapja e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm.
Zëvendës Sekretari i Shtetit Gabriel Ecobar tha po ashtu se Evropa duhet të vijojë të konsiderojë politikën për sanksione ndaj atyre që minojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.
Deklarata e Escobar:
“Unë mendoj se duhet të rikthejmë angazhimin për anëtarësim në familjen evropiane të këtyre shteteve. Kjo e bën çdo shtet me të përparuar, më demokratik dhe me institucione më të qëndrueshme se më parë. Ky qëndrim është në thelb të diplomacisë tonë ndaj ne po punojmë me aleatet tanë evropiane që ta bëjmë realitet këtë premtim. Me Serbinë u hapën së fundmi kapituj të tjerë negociatash, në Malin e Zi kemi një përfshirje më të madhe dhe ka synime të qarta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mbi të gjitha ne inkurajojmë të gjithë partnerët tanë që të shikojnë shtojnë ‘shkopat së bashku me karrotat’. Pra, jo vetëm sanksione por edhe masa të shtuara financiare, që t’i detyrojnë ato të respektojnë Marrëveshjen e Dejtonit”, u shpreh në intervistën e dhënë i dërguari special i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post