Në burgjet shqiptare ka me dhjetëra fshatarë të thjeshtë, të cilët janë dënuar për kultivimin e kanabisit në vend, e qindra të tjerë presin gjyqet për t’u burgosur.
Kësaj situate i duhet thënë fund përmes një amnistie të gjerë, e cila liron nga burgu apo akuzat qytetarët e thjeshtë të cilët kanë punuar në plantacionet e kanabisit për bukën e gojës.
Është ky mesazhi i deputetit demokrat Tritan Shehu, i cili thirrjen e lëshon drejt kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Ruçi dhe Presidentit Ilir Meta. Sipas deputetit të PD në burg duhet të shkojnë përgjegjësit dhe ata zyrtarë të cilët kanë lejuar kanabizimin e vendit. Tritan Shehu përmend një sërë emrash të drejtuesve të lartë të policisë, përfshirë këtu edhe kryebashkiakë.
Për më tepër lexoni mesazhin e ish kryetarit të selisë blu:
THIRJE PER AMNISTI NDAJ TE GJITHE FSHATAREVE TE THJESHTE, KULTIVUES TE KANABISIT, NDESHKIM PER PERGJEGJESIT!
Qeveria, Kuvendi e Presidenti duhet te dakortesohen per nje amnisti te gjere per te gjithe fshataret, kultivues te thjeshte te kanabist, te denuar apo jo deri me tashti.
Burgjet jane me mijera te tille gjynahqare, qindra jane ne arrati, mijera jane nen terror nga shtetare; te cileve u kane paguar dhe “haracin”.
KRIMINELET E PERGJEGJESIT E VERTETE PO SHTOJNE PASURINE.
Zyrtaret e shtetit, pergjegjes dhe te ndeshkueshem per kete veprimatri edhe sipas ligjit 9559, neni 1, pika 3 i vitit 2006, nuk po pesojne asgje.
Dje ne Tepelene e Memaliaj, banore te varfer, pa shprese, te keq perdorur edhe ne ceshtjen “kanabis”, me ngriten pikerisht keto probleme.
ASNJE MASE PER TE DY KRYETARET E BASHKIVE PERKATESE, TERMET PECI E DURIM ROSHI, AS PER DREJTUESIN E KOMISARIATIT TEPELENES EMILIANO PASHAJ, NDERSA AI I MEMALIAJT ARGENT SHYTI “GRADOHET” NE DIBER.
I shtohet kesaj ne Qark edhe drejtuesi i sapo emeruar i komisariatit te Permetit, Feliks Hysi me te njetat probleme ky kur drejtonte policine ne Lac.
PADREJTESI DHE VETEM PADREJTESI KETO.
Amnistia duhet realizuar per ata qe u keq perdoren dhe vazhdojne te keq perdoren.
Drejtesia duhet te godase stimuluesit, organizatoret, protektoret e perfituesit e vertete te kesaj masakre masive droge e krimi!
Diskutime rreth kësaj post