Një ngjarje e rëndë ndodhi para dy ditësh në maternitetin e Elbasanit.Rexhina Debrova 25-vjeç, ndërroi jetë në sallën e operacionit 1 orë pas lindjes.U tha se 25-vjeçarja pësoi atak kardiak, por familjarët e së ndjerës akuzuan mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë. Ata shprehen se kadiologu erdhi tre orë me vonesë.Gjatë ditës së sotme dy mjekët Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë dy mjekët që u arrestuan për vdekjen e 25-vjeçares Rexhina Debrova.
Mjeku kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, janë liruar sot, pasi gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ta.Kurse gjatë ditës së sotme infermieri Frrok Bardhi ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe shprehet se një pjesë e sistemit shëndetësor në Shqipëri drejtohet nga militantë dhe të paaftë.Po ashtu infermieri shkuan se çdo qytetar nga çdo cep i Shqipërisë të denoncoje çdo padrejtësi që vë re sepse vetëm kështu sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të marrë frymë.Në përfundim të mesazhit të tij Frrok Bardhi ka shkruar se nuk duhen mbrojtur eprorët partiak dhe militantët e familjarizuar me disa bishta injorantësh që padrejtësisht kanë deformuar sistemin Shëndetësor në Shqipëri.
Ai ka shkruar për JOQ Albania:
“Një pjesë jo e vogël e sistemit Shëndesor në vend drejtohet nga partiak,militant,të paaftë dhe që nuk kanë asnjë lidhje me shëndetin e qytetarve Shqiptar. Janë prishur ballancat pacint dhe familjarë me bluzat e bardha. Dicka ka ndodhur!! Disa nga drejtuesit e shendëtsis mbajne afer servilet,injorantët dhe mbajtësit e uturakeve të tyre,ndërkohë që pjesa tjeter integrale e Bluzave te bardha kan zgjedhur,heshtjen dhe ikjen drejt vendeve perendimore,pasi nuk janë të vlersuar,përkundrazi janë nën thundrën e disa injorantve dhe të rrethit të ngusht të drejtuesve. Zhballancimi,zhvlersimi dhe fasadat sjellin një deformim të sherbimeve dhe sistemit Shëndetsor në vend. Gazetar atdhetar të vendit tim. Investigoni,ne sistemin shëndetror ,pasi ai është veteëm një fasadë. Qytetar nga cdo cep i Shqipërise denonconi cdo padrjtesi që vini re,dhe sistemi Shëndetsor të marrë frymë lirisht. Bluza të Bardha denonconi mospasjen e medikamenteve te aparaturave mjeksore, mos mbroni eprorët partiak dhe militant, të familjarizuar me disa bishta injorantësh që padrejtësisht kanë deformuar sistemin Shëndetsor në Shqipëri. Infermieri Frrok Bardhi .’’
Diskutime rreth kësaj post