Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj, deklaroi se duhet që të ndalet eksodi i të rinjve. Hazizaj thekson se një qeveri e re, duhet që të krijojë ministri për rininë.
Deklarata e Hazizajt:
“Të rinjtë largohen nga mungesa e shpresës. Pagat në vend janë shumë të vogla për të bërë një jetë normale. Të rinjtë duhet të kthehen në vend. Një qeveri e re duhet të ketë ministri për rininë dhe fëmijët. Të rinjtë janë lënë në harresë. Politika nuk mund të vendosë dot pa rininë.
Edhe fëmijët tanimë mendojnë të ikin, madje ata duan të largohen thuajse 100 përqind. Ka një mijë mënyra si mund të bëhet e mundur që të kthehet rinia, duke iu hequr shumë taksa apo duke iu krijuar lehtësi që të hapin edhe biznesin e tyre. Të rinjtë ikin sepse këtu nuk gjejnë hapësira për talentet e tyre. Rinia është e zhgënjyer nga qeveria”, u shpreh Hazizaj.
Diskutime rreth kësaj post