Ambasada e Turqisë përkujtoi këtë të shtunë 1-vjetorin e asaj që u quajt “Dita e fitores së demorkacisë dhe përkujtimit të dëshmorëve”.
Përpara qindra të ftuarve, mes tyre dhe minsitri i Brendshëm Dritan Demiraj, ambasadori Hydajet Bayraktar, duke risjellë në kujtesë çfarë ndodhi një vit më parë me tentativën e dështuar të grushtit të shtetit, edhe njëherë kërkoi nga të gjithë shqiptarët shkatërrimin e kësaj organizate.
“Për të gjithë ju është e ditur dashuria e sinqertë e Turqisë, popullit turk dhe para së gjithash e presidentit Rexhep Taip Erdoan për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pastrimi i Shqipërisë nga kjo organizatë para së gjithash është në të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nëse e themi që duhet shkatërruar kjo organizatë në vendin tuaj, e themi këtë që mos t’i ndodhin Shqipërisë ato që përjetuam ne, sepse organizata është e njëjtë, funksionimi është i njëjtë. Ne të gjithë së bashku ishim dëshmitarë më 15 korrik, arma shkrepi zjarr në Turqi, kush mund të garantojë se e njëjta armë nuk do të shkrepë zjarr në Shqipëri”, tha Bayraktar.
I ftuar ishte dhe një prej 1.500 veteranëve të 15 korrikut, ish-kampioni i karatesë, Ismet Dogan, i cili në tentativë për të ndaluar organizatorët e grushtit të shtetit mbeti i plagosur, duke i dhënë fund dhe karrierës së tij.
“E pash në sy dhe i thash, a e qëllon myslimani myslimanin? Dhe ai nuk u përgjigj. Në ato momente atij i mbërriti një njoftim në radio ku i thuhej që mos i harxhoni fishekët kot, çdo fishek për një person. Ata menduan se ne do të zmbrapseshim, por ne nuk kishim më frikë nga vdekja. Ata u ulën në gjunjë, morën pozicionin e zjarrit dhe na qëllaun me automatik. Në ato momente ndjeva një dhimbje në këmbën e majtë, të cilën plumbi e tejkaloi dhe dëmtoi edhe këmbën tjetër”, tha Dogan.
Por Dogan e mbyll rrëfimin e tij duke thënë se asnjëherë nuk është penduar për atë çfarë ka bërë, pasi detyra e çdo qytetari është të mbrojë atdheun e tij.
Diskutime rreth kësaj post