I ftuar në një intervistë televizive themelues i PD, Zenel Hoxha, shprehet se edhe pse kanë kaluar 31 vite nga themelimi i PD, kjo forcë politike, vazhdon të mbetet një parti, pa një ideologji të qartë dhe pa një organizëm të brendshëm.
Hoxha thotë se Lulzim Basha ka qenë më i egër se Sali Berisha në raport me themeluesit por edhe studentët e dhjetorit.
Zenel Hoxha: Më trishton situata e krijuar në PD. 31 vjet pas asaj dite, ne vazhdojmë të jemi në zgrip si kurrë më parë. Fajtor janë të gjithë ata që morën peng PD që nga shkurti i vitit 1991. PD vazhdon të mbetet një parti pa një ideolegji të qartë, pa një organizim të qartë dhe pa një demokraci të brendshme që prej 21 shkurti i vitti 1921. Unë vazhdojë të jem i censuruar në PD që nga 13 janari, i vitit 1991, por mendova se me ardhjen e Bashës censura do të ishte diçka në të kaluar. Basha ka qenë më i egër se Berisha në raport me mua dhe të gjithë nismëtarëve të PD, e në veçanti me studentët e dhjetorit.
Pozicioni im me PD ka qenë pozicioni për Shqipërinë, për të ardhjen e saj, për një forcë politike në shërbim të vendit, jo një forcë politike që t’i shërbejë individëve të caktuar.
Ai tha se pas datës 25 Prill, ku humbi zgjedhjet, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen për pasojat që i ka sjell PD për vite me radhë.
Zenel Hoxha: Unë me 26 prill jam një nga të vetmit e themeluesve të PD që kanë vajtur te hyrja e selisë së PD tek rrethimi dhe kam mbajtur një intervistë ku kam thënë se Basha duhet të tregoj standarde, për të cilat ka proklamuar kur ai u vendos si kryetar i PD. Edhe Kim Yong do të kishte dhënë dorëheqjen për pasoja që i ka sjellë PD në 8 vite. Basha nuk është kryetar që nga data 26 prill. Të gjitha tentativat e tij për të kapur PD janë jashtë çdo lloj standardi.
Përsa i përket shpalljes “Non Grata” të Sali Berishës, Hoxha tha se në listën e zezë prisnin që të kishte emra politikanesh që janë aktiv në politik, përfshirë edhe Lulzim Bashën.
Zenel Hoxha: Kemi 9 shtatorin për ndarjen midis të liderit de fakto dhe liderit juridik, për shkak të qëndrimit që mbajti SHBA ndaj Berishës, që ishte një surprizë për të gjithë popullin shqiptar. Në atë listë prisnim dhe persona të tjerë dhe jo vetëm Berishën. Për më tepër që ai ishte inaktiv. Ne prisnim që të kishim në listën e zezë edhe politikanë aktivë, ndoshta përfshirë dhe Bashën. Edhe Basha është i korruptuar ashtu siç janë shumica e politikanëve shqiptarë.
Diskutime rreth kësaj post