Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha në një intervistë për Euronews Albania se një nga arsyet e humbjes së PD në zgjedhjet e 14 majit ishte mungesa e vulës dhe shitja e disa deputetëve tek Rama.
Sipas Shehut, Enkelejd Alibeaj ka marrë 2 mln euro nga Edi Rama dhe buxheti i shtetit të cilat nuk dihet se ku i ka çuar.
“Ka marrë 2 mln euro, 1 mln për vitin politik dhe 1 për fushatën zgjedhore, janë nga buxheti i shtetit për dikë që nuk paraqiti as 14 kandidatë, për dikë që nuk përfaqëson fare PD. Ku i kanë çuar ato para, e di ai.
Rama ka nevojë për patericat e tij që të bëjë atë që ndodhi edhe në zgjedhjet e kaluara ku disa bashki humbën për shkak të patericë së Ramës.“- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post