Falë klimës së butë gjatë gjithë vitit dhe diellit të vazhdueshëm, Karaibet mbeten një vend i bukur dhe ideal për pushime.
Megjithatë, Karaibet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për shkak të kërkesës dhe rritjes së turizmit, sipas një artikulli të botuar në revistën “The Travel”.
Pasi vizitova disa ishuj të ndryshëm të Karaibeve, për mua asgjë nuk krahasohet me Ballkanin. Ballkani ofron pushime të përballueshme, plazhe më të qeta dhe më shumë diversitet për sa i përket natyrës dhe vijës bregdetare.
Ndërsa vendet tropikale mbeten ideale për pushime, Ballkani ofron pika bregdetare më të përballueshme, si dhe një histori tërheqëse.
Unë kam shijuar shumë nga plazhet e Shqipërisë, shumë pika turistike ballkanike ofrojnë gjithashtu mot të mirë në fund të pranverës dhe në fillim të vjeshtës, duke i bërë ato destinacionet ideale të sezonit.
Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut, janë ndër vendet e mia të preferuara për të udhëtuar në Ballkan, të cilat ju japin ndjesinë sikur ndodheni në Karaibe.
Diskutime rreth kësaj post