Kryeministrin Edi Rama u pyet sot edhe për miratimin e buxhetit për zgjedhjet. Rama iu përgjigj gazetarit se kanë2 vendosur buxhetin që ka kërkuar KQZ, ndërkohë që nuk i ka kursyer edhe replikat ndërkohë që gazetari tundte kokën ndërsa ai përgjigjej.
“Kemi vendosur buxhetin që ka kërkuar KQZ. Mos e tund kokën! Për ça e tund kokën? Nuk e kuptoj? Apo ishte aprovim. Se kisha me ty Klesiana ti je në rregull, e kisha me Ergysin, se po tundte kokën, dhe u tund gjithë ekrani. Thashë se ra tërmet, larg o zot. Sot ke bërë dy gabime, se tunde kokën dhe ndërhyre para vajzve. Po s’ka problem.”, – u shpreh kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post