Avokati Idajet Beqiri ka qenë i ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ku ka folur në lidhje me hetimin për ish-presidentin Ilir Meta.
Ai ka folur për një llogari bankare që Meta zotëron bë Kongo, ku mban para të padeklaruara, madhe i ndihmuar nga Kastriot Ismailaj dhe një avokate me nënshtetësi amerikane, e quajtur “Rebeka”.
“Një ish-funksionar shteti, por i përgjegjshëm intelektual i përgjegjshëm, që ka patur edhe ai një histori që vlen edhe për ‘Hollyëood’-in atje në Kongo, se çfarë veprimi u bë ndaj tij dhe si shpëtoi kokën prej atje. Por në kohën kur ishte në Kongo më ka treguar se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me ministrin e Ekonomisë të Kongos. Në një drekë që ka ngrënë me të i ka thënë ‘shikoje këtë bankën këtu, këtu ka llogarinë bankare më të fuqishme Ilir Meta’. Ai ka thënë vetëm Ilir Meta. I ka thënë që këto para kanë ardhur me valixhe nga Zvicra. I sillte Kastriot Ismailaj me një avokate që ka nënshtetësi amerikane, me emrin Rebeka. I kanë mbyllur në atë bankën në Kongo, dhe një pjesë e mirë e këtyre parave është përdorur për të blerë për llogari të Ilir Metës, fabrikën e floririt në Kongo.”- tha avokati.
Diskutime rreth kësaj post