Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se gjatë vizitës sot në Vatikan eshte pritur nga monsinjor Vincenzo Paglia, kryepeshkop dhe president i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio kur dhe i ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani.
Në një postimi në statusin e tij ne Facebook mbrëmjen e së mërkurës Thaci shprehet se “ Si president i zgjedhur sot në Vatikan u prita nga monsinjor Vincenzo Paglia, kryepeshkop dhe president i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio. Pata kënaqësinë që në emër të qytetarëve të Kosovës ta falënderoj për shenjtërimin e Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, më 4 shtator 2016”.
“Në këtë takim nga monsinjor Paglia kërkova përkrahjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, për vënien e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe emërimin e delegatit apostolik në Prishtinë. HTH”, shkruan Thaçi.
Diskutime rreth kësaj post