Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.
“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai, ndërsa takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.
Ndërkohë që njoftoi heqjen e barrikadave, mëngjesin e sotëm Vuçiç ka bërë një postim në Instagram, ku shkruan: “Nëse fillojnë të të gjuajnë si lepur, atëherë ka mbaruar, atëherë nuk ka më marrëveshje, nuk ka asgjë. Nëse kapin njërin prej nesh, ose dy prej nesh si lepuj, nuk ka më lepuj, ata kthehen në ujqër.”
Diskutime rreth kësaj post