Ditën e djeshme, Mozzik reagoi pas intervistës së fundit të Loredanës. Loredana në një intervistë për “NIN” ka thënë se nuk e di se si erdhi deri tek ndarja, por tha se të dy ishin të stresuar.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar Mozzik, i cili thoshte se ajo po gënjen dhe po e përdor vajzën për t’u viktimizuar.
“Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lëmi. E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti”, – kishte shkruar reperi ndër të tjera.
Ndërsa sot, Loredana ia ktheu në mënyrë indirekte me anë të një fjalimi të Oprah Winfrey, ku përmend faktin që njerëzit nuk i gëzohen sukseseve të të tjerëve.
“Njerëzit nuk të pëlqejnë gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata frikësohen, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën”, – thoshte ndër të tjera Winfrey.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post