Donaldi reagoi i prekur kur mori vesh që Bora Zemani, ishte duke e pritur jashtë shtëpisë së Big Brother Vip, por deklaroi mbrëmjen e djeshme se i ka dhënë fund lidhjes me të, duke mbyllur njëherë e mirë historinë aq shumë të përfolur.
Ai u shpreh se kishte pritur një shenjë nga Bora, pasi i dërgoi varësen dhe njëkohësisht pranoi se e pëlqen Beatrixën dhe nuk po tallet me të.
Mirëpo, pavarësisht se me Borën mori fund, Donaldi nuk lejon askënd që të flasë keq për të.
“Unë atë njeriun e respektoj. Nuk lejoj të flasë njeri keq për të”, tha ai gjatë një bisede me Einxhelin dhe Beatrixën.
Einxhel i tha se askush nuk po flet keq, ndërsa Donaldi u shpreh se thjesht dëshiron ta hedhë pas krahëve atë që ka ndodhur.
“Unë dua që kjo goca këtu në asnjë koment të mos vihet në këtë lloj pozite, të mos e vërë vetë veten në këtë lloj pozite”, i tha Einxheli.
Diskutime rreth kësaj post