Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, duke ju drejtuar opozitës, Erion Veliaj u shpreh i bindur në fitoren e një mandati të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai madje shkoi edhe më tej, ku u shpreh i gatshëm të përballej me cilindo prej kandidatëve të opozitës, ku përmendi edhe disa emra, duke thënë se “ai 10% që i ka mbetur PD do thonë, çfarë mendimi keni ju për Tiranën?”.
Por pse ditë pas kësaj deklarate, Veliaj ka një tjetër qëndrim. Në emisionin ‘Pushime on Top’ kryebashkiaku konfirmoi se do të rikandidojë sërish teksa i pyetur nëse është i bindur se do ta marrë një mandat të dytë, ai dha një tjetër përgjigje nga ajo që kishte shprehur në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
“Jo, këtë do ta vendosin qytetarët e Tiranës. unë besoj tek ajo që quhet fushata e përditshme”, tha Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post