Duke folur lidhur me akuzat ndaj tij për zhdukjen e videokasetës me pamjet e masakrës së Krushës, Lulzim Basha deklaroi pak ditë më parë se është nip Kosove dhe se ndihet krenar për origjinën e tij nga Drenica e Kosovës.
Por personi që akuzon Bashën, Milaim Bellanica, thotë se dikur Basha iu prezantua si me origjinë nga Peja. Por analisti Mialim Zeka zbulon origjinën e kreut të PD-së.
Ai tha në emisionin “Top Talk” se Basha e përdor origjinën sa herë i ka interesuar, por asnjëherë “s’i ka shkuar deri në fundi historisë së vet”, duke deklaruar se është njëherë me origjinë nga Peja, Prishtina apo Drenica.
Sipas Zekës, gjyshi i Bashës ka qenë nga fshati Likovc i Drenicës.
“Që prej kohës që ka ardhur në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë është mbajt si pro kosovar, në rrethana të caktuara që i kanë interesuar ka deklaruar se është nip i Kosovës, asnjëherë nuk i ka shkuar historisë së vet deri më në fund. Përshembull, ti si gazetar kurrë nuk ke dëgjuar nga goja e Lulzim Bashës, të thotë që gjyshi i tij është me origjinë nga fshati Likovck i Drenicës. Ai dikujt i ka thënë që familja ime vjen nga Peja, dikujt i ka thënë që jam nga Drenica, dikujt nga Prishtina. Ka qenë gjithmonë konfuz, po e them nga Likovcki se gjyshja ime dhe gjyshi i Lulzim Basahës janë të një trungu, janë nga familja Hoti e Drenicës. Lulzim Basha duke u shitur si shumë pro kosovar dhe pro UÇK-së, e ka të pamundur të dalë dhe të deklarojë të kundërtën e asaj që e ka thënë”, u shpreh Zeka.
Diskutime rreth kësaj post