Një dasmë e organizuar në “Big Brother VIP” si një lojë solli puthjen e parë në buzë me Luizit dhe Kiarës. Ajo u pasua më pas me puthje të tjera dhe duket se më në fund ata kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Dy nga personat më të afërt të moderatores, kanë treguar si e kanë parë mbrëmë Kiarën dhe ndjesitë që përjetuan. Bëhet fjalë për tezen e saj Genën që Kiara ka thënë se është personi i saj më i afërt dhe shoqen Liesa.
“Unë e shoh shumë mirë Kiarën, nuk dua të flas për më shumë se ajo do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë. Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secila ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë Big Brother Kiarës,”-u shpreh tezja e Kiarës.
Sakaq, Liesa sqaroi edhe një herë se ajo nuk ndërhyn te jeta personale e Kiarës teksa u shpreh se gjithçka u duk reale.
“Momenti i mbrëmshëm ka qenë momenti kur Kiara e ka ndjerë ta bëjë se ajo nuk bën gjë pa e ndjerë. U duk si fundi i filmave të “Disney” kur puthet princesha me princin. Unë isha duk ecur dhe në atë moment u ça telefoni. Shkëlqente mbrëmë kishte një nur. Kjo nuk quhet dasmë e vërtetë, është dasma e gjithë shqiptarëve,”-shtoi nga ana tjetër shoqja e ngushtë e moderatores, Liesa Haxhiasllani.
Diskutime rreth kësaj post