Reberti Cevolli nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Teutës.
Tekniku italian u largua nga stoli i bregdetarëve pas një serie të gjatë rezultatesh negative.
Humbja e djeshme kundër skuadrës së Vllaznisë bëri që drejtuesit e ekipit të Teutës të ndërpresinin bashkpunimin e Roberto Cevollin i cili e mori drejtimin e pankinës durrsake pak javë më parë duke zhgënjyer me drejtimin e tij.
Teuta është një nga skuadrat që rrezikon shumë për të rënë nga kategoria superiore pasi në këto tetë javë të para të kampionatit renditet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me 5 pikë të grumbulluara.
Ndeshja e rradhës për djemtë e detit do të jetë ndaj Lacit ku do të jetë një duel mjaft i fortë pasi që të dyja ekipet rrezikojnë të bien nga kategoria.
Diskutime rreth kësaj post