Teuta është rikthyer tek fitorja, pas një barazimi dhe një humbje të dhimbshme në Kukës.
Bregdetarët kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj Tërbunit dhe tashmë janë shumë pranë vendin të tretë, që mbahet nga Tirana. Bardheblutë do të jenë të impenjuar sot në Korçë ndaj Skënderbeut.
Ndeshja e javës së 22-të e zhvilluar në “Niko Dovana” nuk ishte një aspak e thjeshtë për të besuarit e Gugsh Maganit, të cilët i duhet të prisnin 96 minuta për të festuar golin e fitores ndaj pukianëve të vendit të fundit. Takimi nisi në zbritje për vendasit, që në minutën e 33’ përmes Dita-s arritën të gjenin epërsinë ndaj miqve. Skuadra e Tërbunit nuk dha asnjë shkëndije jetë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për blutë e Durrësit. Fraksioni i dytë i lojës ishte një histori tjetër, pasi ballshiotët, që nuk kishin më ç’të humbnin dhe dolën të gjithë në sulm. Kjo iniciativë e mysafirëve u kurorëzua me sukses 15 minuta përpara fundit të lojës përmes Karakacit, që shtangu sportdashësit në “Niko Dovana”, duke barazuar shifrat.
Ky gol, zgjoi dhe rindezi motorrët tek vendasit, që nisën një stuhi sulmesh ndaj mysafirëve, që u zhvendosën të gjithë në mbrojtje. Minutat në vijim folën vetëm për durrsakët që iu afruan golit por e gjetën suksesin vetëm në sekondat e fundit të takimit me Bruno Ditën që sigloi rrjetën e dytë personale me vlerë 3 pikëshi. Një sukses i vuajtur për “Djemtë e Detit” që arrijnë të dalin me një fito
re të vuajtur nga “Niko Dovana”, ndërsa Tërbuni zhytet edhe më shumë në fundin e klasifikimit duke menduar për Kategorinë e Parë. Laçi nuk fiton pa Xhejms, Bylis drita shprese: Ademir Xhejms është transferuar në merkaton e janarit tek Skënderbeut dhe kjo i ka dhënë një shuplakë të rëndë kurbinasve, që ende nuk kanë gjetur suksesin e parë pa sulmuesin nigerian, që mesa duket ka qenë kyç në fitoret e skuadrës kurbinasve. Ndeshja e zhvilluar sot në orën 14:00 (paralelisht me ndeshjen e zhvilluar në Durrës), përfundoi me rezultatin 1-0 për ballshiotët, një fitore që ndez shpresat e mbijetesës tek Bylis dhe konfirmon krizën e skuadrës së Stavri Nicas.
Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe pati raste të pakta për të dyja skuadrat. Teksa, për të parë një goditje në portë gjatë pjesës së dytë duhet pritur minuta e 62’ kur Alla goditi drejt portës së Selmanit, i cili reagoi mjaft mirë. Ballshiotët vijuan në sulm dhe në të 71-ën, një aksion model i tyre, u finalizua me sukses nga sapofuturi në lojë Amir Bilali, i cili shfrytëzoi asistin përfekt të nigerianit Izuçuku, për të ndëshkuar Selmanin dhe për të ndezur shpresat e ballshiotëve për mbijetesë. Ky sukses i Bylisit i barazon ballshiotët me pikë me Vllazninë, që tashmë rrezikon dhe ajo rënjen nga kategoria. Flamurtari rikthehet i frikshëm: Në fillim barazuan me Partizanin, më pas eliminuan Tiranën nga Kupa, duke e mundur në “Selman Stermasi” me rezultatin 2-1 dhe bërë të pavlefshme fitoren e bardhebluve në ndeshjen e parë, tashmë mundin edhe Vllazninë në impiantin “Flamurtari”, çka tregon se vlonjatet kanë gjetur formën e tyre më të mirë dhe tashmë kanë ambicie në tabelën e klasifikimit dh enë Kupën e Shqipërisë. Kuqezinjtë arritën të mundin me rezultatin 2-0 Vllazninë dhe të ngjiten në kuotën e 23 pikëve, duke iu larguar ndjeshëm zonës së ftohtë, që tashmë është luftë mes tre skuadrave, Tërbunit, Bylisit dhe Vllaznisë.
Këta të fundit, nën drejtimin e Armando Cungut, pas një nisje pozitive, kanë nisur të humbin terren. Kuqeblutë fituan takimin e parë ndaj korçarëve, por nuk arritën të vijojnë rrugëtimin e tyre të mirë, duke lënë pikë rrugës dhe tashmë duke rrezikuar kategorinë.Ditën e hënë do të luhen dhe dy sfidat e tjera , ajo mes Partizanit dhe Kukësit në “Qemal Stafa” dhe Skënderbeut e Tiranës në Korçë.
Rezultatet:
14:00, Teuta-Tërbuni 2-1
14:00, Laçi-Bylis 0-1
17:00, Flamurtari-Vllaznia 2-0
Sot:
18:00, Skënderbeu-Tirana
18:00, Partizani-Kukësi
Klasifikim: Skënderbeu 49 Pikë, Partizani 45, Tirana 38, Teuta 37, Kukësi 32, Laçi 28, Flamurtari 23, Vllaznia 19, Bylis 19, Tërbuni 11
Diskutime rreth kësaj post