Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Qeverisë Isa Mustafa organizuan pritje zyrtare me rastin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Presidentja Jahjaga me këtë rast tha se tetë vjetori i Pavarësisë së Kosovës është rrugëtim që forcon themelin e shtetit të tonë.
“Kosova nuk është pronë e as një partie dhe as një lideri politik. Zgjidhjet tona duhet të jenë kushtetuese dhe vetëm kështu arrihet përpara”, tha Jahjaga.
Ajo tha se falënderon shtetet mike që ndihmuan shtetin tonë në rrugëtimin sakrifikues të popullit të Kosovës.
Ndërsa, kryeministri Mustafa tha se në këto tetë, Kosova ka dëshmuar që mund të ndërtojë e shtetin dhe ka zbatuar obligimet ndaj shteteve fqinje.
“Për këto vite sa jemi shtet ne i njohim edhe dështimet. Çdo shtëpie që i tymos oxhaku ka edhe idhnim”, tha Mustafa.
Ai më tej ai tha se ekonomia e një vendi është shtylla kryesore dhe Qeveria në fokus ka zhvillimin e saj.
Ai për falënderoi shtetet mike, veçanërisht SHBA-në.
Edhe senatori amerikan Rober Corker duke folur për shtetndërtim të Kosovës tha se protestat nuk duhet të jenë të dhunshme dhe se duhet gjetur një mënyrë demokratike për shprehje politike.
Diskutime rreth kësaj post