Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një video që tregon testimin e forcave të ushtrisë së Batalionit të III të këmbësorisë në Poshnje.
Xhaçka theksoi se trupat ushtarake testuan aftësitë për krijimin e pikave të kontrollit në mjedise jo të sigurta dhe terren të panjohur, shpërndarjen në situata të tensionuara, goditjen e objektit, e deri patrullimin në këmbë dhe me mjete.
Statusi i Olta Xhaçkës
Trupat e Forcës sonë Tokësore vijojnë rritjen e kapaciteteve operacionale.
Batalioni i III i këmbësorisë në Poshnje testoi për 72 orë pa ndërprerje aftësitë e efektivëve në skenarë të ndryshëm, ditën dhe natën.
Trupat testuan aftësitë për krijimin e pikave të kontrollit në mjedise jo të sigurta dhe terren të panjohur, shpërndarjen e turmave në situata të tensionuara, goditjen e objektit, e deri patrullimin në këmbë dhe me mjete.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post