Testi i ri që zbulon të gjitha viruset tek njerëzit dhe kafshët
Është supozuar se ka rreth 320,000 viruse unike në gjitarët, dhe ndoshta bota ka shumë më tepër. Në çdo kohë, në trupat tanë jetojnë disa viruse, edhe pse jo të gjithë na bëjnë të sëmurë.
Shumë viruse përfaqësojnë një mister për shkencëtarët. Megjithatë, tani ka një test gjaku që mund të diagnostikojnë ndonjë virus që kemi. Testi është bërë nga hulumtuesit në Universitetin e Uashingtonit në St.Louis, dhe ai njeh ndonjë virus që është i njohur për njeriun.
Tesi është quajtur “ViroCap”, testi mund të zbulojë viruse të reja që ende nuk janë identifikuar, derisa egzistojnë karakteristika gjenetike me viruse të njohura. Hulumtuesit kanë arritur të bëjnë testin duke përdorur një bazë të dhënash të mëdhe të viruseve që janë zbuluar në njerëzit apo kafshët.
Çfarë e bën testin më të mirë se të tjerët që janë të ngjajshëm me të është ndjeshmëria e tij, sepse kjo tregon pak variacion gjenetik të viruseve që testet e tjera nuk mund të njohin ato.
Diskutime rreth kësaj post