Terrori në Stamboll i treguar nga foto e video
Foto dhe video të shumta tregojnë momentet e terrorit në aeroportin kryesor të Stambollit kur ai u sulmua nga tre kamikazë. Janë momentet e para të fiksuara në kamera, që nga hyrja e kamikazëve më armë, hedhja e tyre në erë dhe më pas terrori i stampuar në fytyrat e qindra pasagjerëve dhe përpjekjet për të shpëtuar të plagosurit. Këto foto dhe video janë dokumenti më i plotë i asaj se çfarë ndodhi pak pas orës 21 të mbrëmjes së të martës në aeroportin “Ataturk”, në kryeqendrën ekonomike të Turqisë, ku u vranë 41 persona dhe u plagosën 239 të tjerë. Tre ishin kamikazët dhe dyshohet se ata kishin 4 ndihmës të tjerë. Njëri është arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.
1. Njëri nga kamikazët duke hyrë në aeroport me një kallashnikov në dorë
2. Një burrë që mban në duar një fëmijë të plagosur
4. Një nga kallashnikovët e përdorur nga tre kamikazët, i lënë në dysheme pas sulmeve vetëvrasëse
5. Trupa të viktimave në rrugë pas sulmit terrorist, ndërsa ekipet e para të emergjencës sapo kanë mbërritur në “Ataturk”
6. Pasagjerë të tronditur nga sulmet, të mbledhur jashtë aeroportit, pasi u evakuuan nga forcat e sigurisë
7. Një nënë që humbi fëmijën e saj në sulmet terorriste ndihmohet nga ekipet mjekësore, pasi ka rënë në tokë si pasojë e tronditjes
8. Një tjetër nënë e fotografuar menjëherë sapo ka mësuar fatin e fëmijës së saj, të vrarë nga kamikazët
9. Hetuesit në vendngjarje, pranë disa prej trupave të viktimave të atentateve
10. Në aeroportin “Ataturk” nis operacioni i pastrimit
11. Mëngjesi i 29 qershorit. “Ataturk” nis të hapet për të rifilluar aktivitetin normal pas sulmeve kamikaze
11. Ndërsa më poshtë, videot që kanë filmuar hedhjen në erë të kamikazëve dhe çfarë ndodh në aeroport menjëherë më pas.
Diskutime rreth kësaj post