Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho nga Kukësi ka dhënë një intervistë për gazetaren e ‘’Fax News”, Xhensila Kodra.
Spaho u shpreh se 23 personat e arrestuar në Kukës janë transferuar drejt Tiranës dhe asnjë nga famuiljarët nuk ka informacion për gjendjen e tyre.
Sipas Spahos mes të arrestuarve ka dhe persona që nuk kanë qenë fare në protestë.
Spaho: Nga të dhënat që ne kemi 23 personat që janë arrestuar janë dërguar drejt Tiranës dhe një numër pak a shumë i ngjashëm janë në kërkim. Numrin e saktë e di Prokuroria.
Të gjithë qytetarët kërkojnë me insistim lirimin e të arrestuarve, dhe mesa u informuam një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar që kryebashkiaku të mos ulet në negociata me kryeministrin.
Transferimi i të arrestuarve është bërë që ata të shkëputen nga familjarët dhe nga qytetarët. Ndërkohë që edhe këtu ka ende një situatë mjaft të tensionuar, çështja duhet parë me qetësi. Janë marrënjerëz të sëmurë, por edhe pleq, madje dhe njerëz që nuk kanë qenë të pranishëm fare në protestë.
Diskutime rreth kësaj post