Në Itali është regjistruar sot temperatura më e lartë e nxehtësisë ne Evropë. Sot termometri ka shënuar 48.8 gradë pranë Sirakuzës në Floridia në Siçili.
Kjo temperaturë ka thyer rekordin e shënuar më parë në Catenanuova (Enna) ku në 1999 termometri regjistroi 48.5 gradë.
Në Floridia, province me 21 mijë banorë, 111 metra mbi nivelin e detit, termometrat elektronikë (të ekspozuar në diell) të farmacive madje mund të tregojnë edhe 51 gradë, që është temperatura e perceptuar në këto ditë të nxehta.
Siç shpjegohet nga vetë Shërbimi i Informacionit Agrimeteorologjik Sicilian, të dhënat e regjistrimit nuk duhet të konsiderohen zyrtare. Rekordi i Sirakuzës do të duhet të konfirmohet nga Organizata Botërore Meteorologjike
Megjithatë të dhënat e sotme janë të rëndësishme në pritje të verifikimeve të mëtejshme që do t’i lejonin Floridia të mbante pozicionin e saj në 20 vendet më të nxehta në Tokë. Të dhënat, nëse konfirmohen, do të jenë në gjendje të thyejnë rekordin e mëparshëm prej 48 gradë të matur në Athinë më 10 korrik 1977, madje duke tejkaluar rekordin prej 48.5 gradë të vendosur nga një stacion jozyrtar në Catenanuova në gusht 1999.
Diskutime rreth kësaj post