Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka reaguar pasi banorët e Qafzezit protestuan se banesat e shembura nga tërmeti po ndërtohen në mnyrë selektive.
Në një deklaratë për mediat, Isai i konisderon pretendimet e banorëve si të padrejta, duke shtuar që ka nisur puna në 3 prej 4 banesave me problematike në fshat.
“Pretendimet e banorëve janë të padrejta. Ka nisur puna në 3 banesa nga katër me problematiket në fshat. 4 banesa do të ndërtohen nga e para dhe 20 të tjera do të rikonstruktohen.
Ndërsa 246 shtëpi janë me dëme të lehta në gjithë Kolonjën, të cilat do të trajtohen me dëmshpërblim. Banorë të cilët jetojnë në banesat e të afërmeve do marrin statusin e të pastrehëve nga Bashkia Kolonjë dhe do të përfitojnë bonus qeraje nga bashkia.”
Diskutime rreth kësaj post