Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka nderuar me Dekoratën më të lartë, atë të “Flamurit Kombëtar”, njerin prej heronjve më të guximshëm dhe frymëzues të Rezistencës Antifashiste të popullit tonë, Vasil Laçit.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, teksa jep detaje lidhur me kete vendim per dekorimin e Vasil Lacit, Meta, shkruan se viti qe po mbyllim sot eshte edhe viti i 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë!
“Për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit nuk mundëm ta përkujtonim me madhështinë që meritonte këtë 75-vjetor të Çlirimit” – shkruan Meta, teksa cmon lart aktin historik te te riut, i cili “në moshën 19 vjeçare, në 17 Maj 1941 i foli pushtuesit në emër të mbarë popullit shqiptar në gjuhën që meritonte përmes aktit të tij historik”.
Diskutime rreth kësaj post