Italia është goditur gjatë mbrëmjes që lamë pas nga një tërmet me magnitudë 3.6 ballë.
Mësohet se lëkundjet, në Ischia janë ndjerë rreth orës 20:57, duke goditur ishullin dhe brigjet.
Ndërkaq raportohet se nga tërmeti ka vdekur 1 person dhe janë plagosur 7 të tjerë.
“Një tronditje dhe pastaj errësirë”, tregojnë dëshmitarët, të cilët kanë dalë menjëherë në rrugë.
Sipas mediave vendase, tërmeti ka shkaktuar dëme në veri të vendit dhe në komunën Casamicciola, ndërsa në sheshin Maio është shembur një ndërtesë.
Nga lëkundjet e forta është shkatërruar kisha e Purgatorit.
Nga të dhënat e para raportohet edhe për persona të humbur.
Mediat vijojnë më tej duke thënë se shumë hotele janë të izoluara.
Diskutime rreth kësaj post