Dy persona burrë e grua kanë shpëtuar për mrekulli pasi tërmeti i fuqishëm u ka shembur totalisht shtëpinë, në fshatin Bubq. Vila dy katëshe është rrëzuar krejtësisht pas lëkundjeve të forta të tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter.
Mrekullisht të dy kanë shpëtuar pa u lënduar por tashmë ndodhen në mes të katër rrugëve dhe pa një çati mbi kokë.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar 13 viktima.
Diskutime rreth kësaj post