Edi Rama ndodhet në Tepelenë, në turin e tij projektet e rilindjes.
Në një takim të zhvilluar në palestrën ku është vizatuar kryeministri basketbollist, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi nuk ka zhgënjyer me fjalët që ka thënë për Ramën.
Tërmet Peçi tha se të gjitha punët janë bërë nga Edi Rama, dhe të gjithë duhet ta falënderojnë.
Por Tërmeti nuk është ndalur me kaq.
‘Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha’, tha në fjalën e tij Tërmeti i Tepelenës.
Sigurisht që edhe vazhdimi i fjalimit të tij, ishte po aq brilant sa nisja.
‘Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm tij.
Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama’, ka thënë gjatë fjalës së tij, Tërmeti i Tepelenës.
Diskutime rreth kësaj post