Mbi 800 tërmete me magnitudë mbi 2 të shkallës Rihter kanë goditur Shqipërinë që pas 26 nëntorit të vitit të shkuar. Pasgoditje e tij ishte edhe tërmeti i së martës sipas sizmologut, Rrapo Ormeni i cili shpjegon se lëkundjet e tokës do të vijojnë ndonëse me intensitet më të ulët pasi vendi ka kaluar një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.
“Paslëkundjet e këtyre tërmeteve vazhdojnë më disa muaj, deri tani kemi kaluar dy muaj, por ato vazhdojnë edhe në katër ose pesë muaj. Shpeshtësia ka qenë më e vogël”, thotë Ormeni në abc news.
Diskutime rreth kësaj post