Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Rihter goditi zonën e Kaohsiungut në Tajvan duke shkaktuar pesë të vdekur dhe mbi 300 të plagosur, njoftoi sot Qendra kineze e Regjistrimit të tërmeteve (CENC).
Ajo shtoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 15 kilometrash dhe goditi ishullin në orën 03:57.
Autoritetet kineze thanë se tërmeti në Tajvan kishte sjellë vonesa në lëvizjen e trenave në juglindje të Kinës.
Diskutime rreth kësaj post