Hoteli i Cristiano Ronaldos në Marok, është bërë një vend strehimi për të mbijetuarit e tërmetit, ku nga kjo katastrofë ka lënë mbi 2000 të vdekur dhe 2000 të tjerë të plagosur.
Si rezultat, njerëzit kanë shkuar në çdo ndërtesë që munden për të gjetur strehë, pas katastrofës natyrore, duke përfshirë hotelin e Ronaldos.
Ky i fundit i quajtur “Pestana CR7 Marrakech” është vlerësuar me katër yje, pak më poshtë luksit dhe përfshin një pishinë të hapur, palestër, restorant dhe tarracë.
Por ndërsa marokenët mblidhen së bashku për t’u rikuperuar nga tërmeti katastrofik, hoteli ka lënë mënjanë cilësitë e tij të larta në treg dhe po strehon të prekurit nga tërmeti.
Një i mbijetuar i tërmetit tha:
“Tani kemi arritur të marrim hotelin e Cristiano Ronaldos, i cili është në periferi, për të na dhënë një dhomë. Ne jemi duke pritur, kemi fjetur gjithë natën në rrugë dhe në shtatë të mëngjesit na kanë thënë se po, mund të akomodohemi. Ne jemi në një holl shumë njerëz të kombësive të ndryshme, duke pritur të shohim nëse mund të marrim një dhomë, por të gjithë kemi fjetur në rrugë”.
Diskutime rreth kësaj post