Një tërmet i fuqishëm me pasoja fatale ka goditur Indonezinë. Si pasojë e tij kanë humbur jetën 26 persona dhe raportohet për dëme të shumta materiale.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një tërmet me madhësi 6.2 të shkallës Rihter tronditi Kelebin, Indonezi mëngjesin e kësaj të premte duke shembur disa ndërtesave, duke përfshirë një spital.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, si pasojë e shembjes së ndërtesave kanë humbur jetën 26 persona në qytetin e Mamuju.
Ndërkohë deri më tani raportohet se 600 persona të tjerë janë dëmtuar si pasojë e tërmetit në veri-lindje të qytetit të Magene.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post