Turqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare NATO-s dhe aleatëve për ndihmë në trajtimin e pasojave të tërmetit të së hënës. Vendi ka kërkuar ndihmë dhe pajisje mjekësore, njësi të ndryshme urbane të kërkimit dhe shpëtimit, si dhe spitale provizore të pajisura plotësisht kundër motit ekstrem me personel teknik për montim.
Përgjigja po koordinohet nga Qendra Euro-Atlantike e Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive të NATO-s, e cila është e vendosur në selinë e NATO-s në Bruksel.
Çfarë po ndodh në Turqi?
Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2500 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmara?, Gaziantep, Diyarbak?r, Malatya, ?anl?urfa, Ad?yaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.
Diskutime rreth kësaj post