Një tërmet prej 5.1 ballë është regjistruar ditën e sotme në brigjet e rajonit Karaburun në qytetin Izmir në Detin Egje në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi në faqen e internetit nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 11:35 sipas kohës lokale me fuqi prej 5.1 ballë dhe thellësi prej 3.42 kilometra.
Ky tërmet ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Nga fotot e publikuara duket se shumë shtëpi janë rrënuar dhe automjetet janë mbuluar nga dherat.
Ndërkohë që kujtojmë se në po të njëjtin rajon në orët e mëngjesit të sotëm u shënuan dy tërmete të njëpasnjëshme me një diferencë kohore me një minutë.
Sipas informacioneve tërmeti i parë u regjistrua në orën 08:46 me kohën lokale me fuqi prej 5.1 ballë dhe thellësi prej 20.9 kilometra, ndërsa tërmeti i dytë në orën 08.47 me fuqi prej 4.8 ballë dhe në thellësi prej 7 kilometra.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post