Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare ka bërë me dije se një tërmet me magnitudë 6.5 rihter, tronditi Nikaraguan.
Tërmeti ra në një thellësi prej 60 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte 57 kilometra në jugperëndim të rajonit Chinandega.
Nikaragua është një vend i Amerikës Qendrore me një sipërfaqe prej 130,373 km2 dhe është caktuar si “Toka e Liqeneve dhe Vullkaneve”.
Kujtojmë se një tërmet i kësaj madhësie ra nëntorin e vitit 2019 në Shqipëri dhe për pasojë 51 njerëz mbetën të vdekur dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.
Diskutime rreth kësaj post