Një tërmet i fuqishëm ka “shkundur” kryeqytetin dhe zonat përreth. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 6 ballë të shkallës rihter . Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 kilometra nga Burreli dhe 37 kilometra nga Tirana.
Tërmeti është ndjerë edhe në Durrës, Laç dhe zonat përreth. Tërmeti me magnitudë 6 ballë ka shkaktuar panik mes qytetarëve për shkak të lëkundjeve tepër të forta.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Çfarë duhet të bëjmë kur bie tërmet?
1.Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve, pranë një muri mbajtës ose poshtë tavolinës
2.Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilje etj.
3.Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen
4.Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar
5.Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazi
6. Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.
Diskutime rreth kësaj post