Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter, ka goditur Greqinë pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 17:43, ku sipas asaj që raportojnë mediat vendase, tërmeti ka rënë në ishullin e Kretës, në jug.
Epiqendra ishte 41 kilometra në jug-jugperëndim të Paleochora Chania, ndërsa thellësia ishte 23.6 kilometra.
Tërmeti është ndjerë në zonën e Kretës jugore dhe perëndimore, pa shkaktuar dëme.
Diskutime rreth kësaj post