Shqipëria u zgjua sot nën lëkundjet e forta të tërmetit. Goditja me magnitudë 4.7 ballë të shkallës rihter u regjistrua sot me epiqendër në Shupenzë të Bulqizës, ndërsa thellësia ishte 10 km.
Banorët e njësisë administrative Shupenzë dhe Gjoricë, janë ende jashtë banesave të tyre, për shkak të frikës dhe panikut.
Ata bëjnë të ditur se janë ndjerë gjithsej 4 lëkundje, dy të parat të fuqishme ndërsa dy të tjerat më të lehta. Banorët e këtyre zonave, ende kanë banesat e shembura nga një tërmet i fuqishëm që është regjistruar në vitin 2019.
Diskutime rreth kësaj post