Mesditën e sotme Greqia u godit nga një tërmet më magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, me epiqendër në rajonin e Thebës në Greqi duke u ndjerë deri në Athinë.
Tërmeti pati një thellësi vetëm 2 kilometra, gjë e cila bëri që lëkundjet të ndjehen të forta, megjithatë nuk raportohet për dëme materiale.
Insitituti i Gjeodinamikës në Athinë konfirmoi se tërmeti pati një forcë prej 8.5 ballësh për shkak të thellësisë së vogël të thyerjes tektonike që shkaktoi lëkundjen.
Sizmiologu grek Athanasios Ghanas deklaroi se lëkundja e sotme është pjesë e aktivitetit të shtuar sizmik në Greqi gjatë javëve të fundit, ndërsa shtoi se po ndjekin me shqetësim faktin se tërmeti pati një thellësi të vogël.
Diskutime rreth kësaj post