Pak minuta pas mesnatës, vendi ynë u godit nga një tërmet i fortë që u shoqërua me një numër të madh pasgoditjesh. Ministria e Mbrojtjes ka reaguar dhe bën të ditur se vendin tonë e goditi në orën 00:13 një tërmet me mangitudë 4.0 të shkallës rither.
Epiqendra ka qenë deti Adriatik, pranë Gjirit të Lalzit. Mes të tjerash raportohet se nuk ka pasur dëme nga ky tërmet.
“Ne orën 00:13 eshte regjistruar nje termet me madhesi 4.0 ne det, perballe Gjirit te Lalzit. Eshte pasuar nga 42 pasgoditje, me e madhja 3.5. Nuk raportohen deme.”, – thuhet në njoftimin e ministrisë.
Diskutime rreth kësaj post