Astrologu shqiptar Jofiel Koço i ftuar në emisionin “ThumbON” foli edhe për tërmetin e 26 nëntorit 2019. Sipas teorisë së tij, tërmeti nuk ka ardhur nga Zoti por nga dora e njeriut, pra është një tërmet artificial dhe këtë e vërtetojnë edhe shkëndijat në qiell që shkaktohen vetëm nga jonizimi i ajrit që vjen vetëm kur goditet me elektro-magentik puls nga sateliti.
“Teknologjia ka arritur të kontrolloje dhe klimën dhe mund të dalim në teoritë e drejta konspirative se tërmeti i Durrësit ka qenë artificial. Është goditur me EMP nga sateliti dhe quhet elktro magnetik puls.
Sepse ka ndodhur një fenomen, pasi ka rënë tërmeti, ka patur shumë jonizim ajri dhe ka patur shumë shkëndija që ndizeshin dhe shuheshin. Nuk kanë qenë rrufe, ajo vjen nga jonizimi dhe jonizimi i ajrit vjen vetëm kur goditet me EMP. Këto gjëra do vërtetohen sepse ka shkarje dhe rrjedhje informacioni, dikush e publikon dhe dikush e vjedh”, shprehet Jofiel Koço.
Diskutime rreth kësaj post