Tirana dhe disa qytete të tjera të vendit janë lëkundur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 5.5 rihter, me epiqendër Gostivarin.
Lëkundjet e forta janë ndjerë në orën 04.54 të mëngjesit të sotëm dhe në Tiranë kanë zgjatur për disa sekonda. I fortë tërmeti ka qenë dhe në qytetet pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, ndërsa në në vendin fqinj nuk raportohet as për dëme materiale e as për të plagosur.
Ndërkohë, faqa europiane e tërmeteve EMSC e cila është jofunksionale për momentin, shkruan se faqa ka rënë pasi ka pasur përdorues të shumtë që kanë tentuar ta aksesojnë.
“Jo për t’u justifikuar por tërmeti është ndjerë në disa shtete ballkanike si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia… Vetëm në Shqipëri ne kemi 200.000 përdorues”, – thuhet në njoftimin e EMSC.
Diskutime rreth kësaj post