Këtë të enjte deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar në gjykatën e posaçme sekuestrimin e kryer nga SPAK, ndërdsa është mbajtur seanca nga gjyqtari Erjon Çela dhe prokurorin e posaçëm Sotir Kllapi.
Avokati Idajet Beqiri në një intervistë televizive ka zbuluar detajet të bujshme sa i përket udhëtimeve që Meta po bën drejt Gjermanisë për raporte mjekësore vetëm për t’i shpëtuar burgut.
‘I kërkoi gjykatës të kthehen provat materiale edhe aktet të tjera që i konsiderojnë ata që janë gjoja origjinale. Ka edhe gjëra të tjera se jam i bindur se do të kenë vendimin e gjykatës, SPAK e ka gati kallëzimin për CEZ- DIA bashkë me Shkëlzen Berishën. E ka thuajse drejt përfundimit atë çështje ata nuk po rrinë të dy në Shqipëri venë e vijnë në Gjermani kanë gjetur një strehë të mirë në Austri. Austria i refuzoi. Tani ka shkuar dhe po rregullon raportet mjekësore në Gjermani edhe mund ta marrë SPAK. Ka kohë që po bredh nëpër spitale të ndryshme e po bën raporte mjekësore për t’i shpëtuar masës së arrestit me burg.
Kjo organizatë kriminale duhet të vejë në bankën e të organizuarve si organizatë kriminale. Tu sekuestrohen pasuritë. Në SPAK dhe GJKKO ka njerëz kokë e këmbë të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Duhet të vetëpastrohen. Ka ardhur koha që shteti shqiptar, Parlamenti, por edhe qeveria e këtij vendi, edhe Presidenti i Republikës, duhet të gjejë mekanizma në kuadrin e asaj që do hyjmë në BE, të marrim disa nga andej, t’i punësojmë këtu në drejtësi, hetues, prokurorë, gjyqtarë, të jenë element pjesë e trupit gjykues, të jetë prej këtyre dhe kështu bëhet drejtësi.’– tha Beqiri.
Diskutime rreth kësaj post