Japin dorëheqje 4 drejtues të prokurorive në rrethe, pritet zëvendësimi i tyre me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla.
ABC News ka mësuar se prokurori i rrethit të Lezhës, Përmetit, Tropojës dhe Dibrës kanë dhënë dorëheqje duke lënë vendin e drejtuesit vakant. Nuk jepen arsyet e këtyre dorëheqjeve, por i çuditshëm është fakti se doreheqjet jane bere brenda një dite.
Burimet thonë se është larguar nga drejtimi i prokurorisë së Lezhës, prokurori Përparim Vukaj, Esmeralda Cami nga prokuroria e Përmetit, Silvana Pani nga prokuroria e Dibrës dhe Artan Shtrungza nga drejtimi i prokurorisë së Tropojës./ABC
Diskutime rreth kësaj post