Një tërmet me magnitudë 7.3 ka lëkundur ishujt Kermadec në veri të Zelandës së Re. Epiqendra e këtij tërmeti është ajo e ishujve të pabanuar Kermadec, rreth 800 kilometra në veri të Zelandës së Re.
Për shkak të distancës, lëkundja u dobësua e në këtë mënyrë nuk priten dëme të mëdha nga ky tërmet. Sidoqoftë, një cunami i vogël por i padëmshëm mund të godiste ishujt pranë.
Diskutime rreth kësaj post