Një tërmet i ri e ka goditur perëndimin e Afganistanit, disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon lanë të vdekur më shumë se një mijë njerëz, raportoi BBC-ja.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka thënë se tërmeti me magnitudë 6.3 ka goditur në afërsi të qytetit të Heratit.
Thellësia e tij ishte prej 6.3 kilometra.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Më shumë se 90 për qind e atyre që vdiqën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF.
Siç është bërë e ditur, epiqendra e tërmetit të fundit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.
Afganistani goditet shpesh nga tërmetet , pasi shtrihet pranë
Diskutime rreth kësaj post