Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë, goditi një zonë në perëndim të Francës, mediat shkruajnë se si pasojë e tërmetit, një person është plagosur dhe janë shënuar shumë dëme material.
“Një tërmet me magnitudë 5.8 është regjistruar të premten në perëndim të Francës. Është tërmeti më i fortë i regjistruar në vend që nga viti 2002 dhe një nga tërmetet më të fortë të regjistruar në Francë në përgjithësi”, tha
Ministri për Tranzicionin Mjedisor dhe Kohezionin Territorial, Christophe Bechy.
Tërmeti ka ndodhur të premten në orën 18:38, me epiqendër mes qyteteve La Rochelle dhe Nior.
Ndërkaq për shkak të tërmetit, rreth 1100 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe se një linjë transmetimi është dëmtuar.
Diskutime rreth kësaj post